
AAK-ja gjobitet përsëri me 2 mijë euro për shkelje të masave anti-Covid
04 shkurt 2021
| 17:03
Komuna e Prishtinës ka vazhduar me gjobat për partitë politike që nuk po përfillin masat anti-Covid duke organizuar tubime elektorale me shumë njerëz.
Një të tillë e ka marrë sot edhe AAK-ja.
Drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri, me anë të një postimi në “Facebook”, ka bërë me dine se partia e Ramush Haradinajt është dënuar me dy mijë euro gjobë.
“Askush mbi ligjin! Grumbullim i më shumë njerëzve, në kundërshtim me vendimin qeveritar: Shkelje e Ligjit për parandalim dhe luftim te Covdi19!”, ka shkruar Tahiri.