AAK-ja i bën thirrje presidentit që ta emërojë anëtarin e tyre në KQZ

30 shtator 2019 | 13:50

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje sot presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që ta emërojë anëtarin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në një konferencë për medie, kandidati për deputet i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka deklaruar se emërimi i anëtarit të tyre duhet të bëhet sa më shpejt. “Jemi vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve dhe AAK ende nuk është e përfaqësuar me anëtarin e vet në KQZ. Presidenti që do të duhej ta emëronte anëtarin nuk e ka bërë një gjë të tille dhe kjo duhet të korrigjohet sa më shpejt. I bëjmë thirrje që ta kryejë këtë punë sa më shpejt që të mos mbetet vend vakant në KQZ”, ka thënë Nitaj.

Kurse, kandidati tjetër i AAK-së, Ahmet Isufi ka treguar se kjo parti me kohë e ka propozuar  Ibrahim Selmanaj për anëtar të KQZ.  “Ne kemi bërë kërkesën që anëtari i AAK të jetë në KQZ, Ibrahim Selmanaj dhe është kërkuar nga zyra e presidentit që ta dërgojmë nga një përfaqësues, gjë që e kemi bërë, pastaj ka dal që koalicionit PAN i takojnë vetëm dy. Kërkojmë sa më shpejt nga presidenti që ta dërgojë Ibrahim Selmanaj dhe ta emëroj, anëtarin e PDK e kanë dërguar pa konsultim paraprak”, ka thënë Isufi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një nga këngëtaret me të dashura të publikut,…