AAK-ja inicion projektrezolutën për shtesat e fëmijëve në Kosovë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika kadja, ka bërë me dije se në emër të grupit parlamentar të kësaj partie sot ka dorëzuar projektrezolutën për shtesat e fëmijëve në Kosovë.
Ajo ka shprehur bindjen se kjo iniciativë do të mbështetet nga të gjithë deputetët, jo veç pse është premtim i kryeministrit Ramuh Haradinaj, por sepse sipas Kadaj-Bujupit, ky parim i universalitetit dhe solidaritetit familjar në shtesat për fëmijë, sot është interes i përgjithshëm i Kosovës, dhe përtej kësaj e drejtë e pakontestueshme për këtë kategori.
“Shtesa për çdo fëmijë në Republikën e Kosovës! Sot, në emër të grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dorëzova projektrezolutën për shtesat për të gjithë fëmijët e Republikës së Kosovës. Një nismë drejt dinamizimit të politikave familjare. Të bindur se kjo iniciativë do të mbështetet nga të gjithë deputetët, jo veç pse është premtim i kryeministrit Haradinaj, por sepse ky parim i universalitetit dhe solidaritetit familjar në shtesat për fëmijë, sot është interes i përgjithshëm i Kosovës, dhe përtej kësaj e drejtë e pakontestueshme për këtë kategori. Reformë e sistemit, solidaritet familjar. Vazhdojmë”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në llogarinë e saj në “Facebook”.
/Epoka e re/