AAK-ja këmbëngulë në postin e presidentit

30 nëntor 2020 | 12:32

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka deklaruar se ky subjekt politik nuk do të lëshoj pe për postin e presidentit.

Në një intervistë për “KosovaPress”, ai ka treguar arsyet se pse lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, duhet të jetë president i vendit.

“Besoj që do të mbahet takimi edhe do të vlerësohet situata, por edhe do të bisedohet për kandidatin e presidentit. Këtë rast mendojmë që Ramush Haradinaj i plotëson kushtet dhe rrethana të caktuara dinë të sillet si lider i vendit të vet. Këtë e ka konfirmuar me tentimin për ndarjen e Kosovës që ishte shumë i përgjegjshëm në ato situata. Po ashtu, edhe rreth krijimit të ushtrisë, ligjit për Trepçën si pasuri e Kosovës dhe territor i Kosovës. Edhe raportet me ndërkombëtar i ka sqaruar drejtpërdrejtë ashtu siç burrështetas”, ka deklaruar Isufi.

Ai ka deklaruar se partitë politike duhet të heqin dorë prej interesave të ngushta partiake. “Por në fund besoj që do të jetë në shprehje racionaliteti i partive politike, i Kuvendit të Kosovës se aty votohet. Në bazë të votave që mund të ketë kandidati mund të zgjidhet. Prandaj ndodhin edhe negociatat, takimet nuk janë të lehta sepse partitë politike më së pari e shohin vetën, mandej interesat me të tjerët. Por në këtë moment kisha thënë që partitë politike duhet të heqin dorë nga interesat më të ngushta partiake. Duhet të shkojnë në atë se çka kërkon Kosova sot”, është shprehur ai.

Isufi është shprehur kategorik kundër çdo mundësie që 14 deputetët e AAK-së në Kuvend të votojnë kandidat tjetër për president, jashtë liderit të tyre partiak.

Sipas tij, nëse Haradinaj nuk e merr postin e presidentit, zgjedhjet e parakohshme mbesin e vetmja mundësi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka munguar…