AAK-ja kërkon debat parlamentar për 3 vjet qeverisje të Albin Kurtit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar debat parlamentar për 3 vjet qeverisje të Albin Kurtit.
Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka kërkuar që të caktohet data e mbajtjes së këtij debati.
“Një kryeministër që ka një plan qeverisës dhe objektiva qeverisëse nuk flet për zgjedhjet e parakohshme. Ai flet se si të përmbyllë vitin e tij katërvjeçar, nuk flet për zgjedhje. Në atë moment kur të flet për zgjedhje ai është dorëzuar. Problem nuk është Kuvendi, problem është qeveria”, ka thënë Tahiri për medie.
AAK-ja ka kërkuar që një vit e gjysmë që të shkarkohet kryeministri Albin Kurti.
“Ne si AAK e kemi kërkuar shkarkimin e tij që 1 vjet e 6 muaj. Z. Kurti në strategjinë e tij e ka viktimizimin dhe ky viktimizim nuk kalon. Ne do ta thërrasim në interpelanca he në debate. Ballafaqimi i parë duhet të jetë në debatin për 3-vjetorin qeverisës”, ka thënë ai.
Më 22 mars, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një konference për media ka folur për qeverisjen e tij në 3-vjetorin e qeverisë Kurti II.
Ai ka thënë se me qeverisjen e tij, është rritur sundimi i ligjit. “Ka më shumë sundim të ligjit, korrupsioni po luftohet”, është shprehur Kurti.