AAK-ja kërkon debat parlamentar për gjendjen e sigurisë në vend
08 prill 2022
| 12:46
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se të enjten e javës së ardhshme ka kërkuar të mbahet debat parlamentar në lidhje me gjendjen e sigurisë në vend.
Ndërsa për Komisionin hetimor, Tahiri ka thënë se është e rëndësishme që të trajtohen edhe punësimet e fundit në KEK.
“Një çështje tjetër që është diskutuar në kryesi lidhet me kërkesën tonë për votim parlamentar dhe i kemi mbledhur të gjitha nënshkrimet. Është me rëndësi që trajtimi i energjisë dhe punësimet në KEK të trajtohen në komision dhe të dalë e vërteta në shesh”, ka thënë Tahiri.