AAK-ja kërkon debat parlamentar për sigurimet shëndetësore dhe gjendjen në shëndetësi

26 shkurt 2024 | 11:32

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, në një konferencë për medie të mbajtur të hënën, ka bërëve dije se do të kërkojë debat parlamentar për sigurimet shëndetësore.

“E kemi thirrur këtë konferencë ta informojmë opinionin e gjerë lidhur me situatën e rëndë të shëndetësisë dhe njëkohësisht mungesën e sigurimeve shëndetësore në vend. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shpreson që ditën e enjte do të bëhet një debat parlamentar lidhur me gjendjen në shëndetësisë, problemet e përditshme të cilat po hasim në shëndetësinë dhe në mungesë të sigurive shëndetësore”, ka thënë ai.

Më tutje, Dreshaj ka thënë se shpresojnë që të ketë një rezolutë për sigurimet shëndetësore dhe e cila do të përkrahet nga pushtetit e opozita.

“Arsyeja pse e bëmë këtë është që tre vjetët e fundit për çdo vit e kemi në agjendë ligjin për sigurime shëndetësore dhe ende nuk e kemi në duart tona, dhe si duket ende nuk do të jetë në këtë agjendën pranverore që jemi. E kemi ftuar këtë debat parlamentar ku ‘feedback’-un e kësaj do ta përmbyllim me një rezolutë që shpresojmë se do të mbështetet nga pozita dhe opozita”, ka thënë Dreshaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkesa e kamotshme e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK)…