AAK-ja kërkon nga qeveria t’i rrisë pagat për 30 për qind deri të miratohet Ligji i Pagave

15 nëntor 2022 | 10:41

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kanë marrë vendim që në lexim të dytë të buxhetit do të kërkojnë rritje të pagave prej 30 për qind për zyrtarët publikë.

Tahiri ka thënë se do të prezantojnë një amendament në buxhet, i cili do të lidhet drejtpërdrejt për ngritje lineare të pagave prej 30 për qind në të gjitha nivelet, përveç deputetëve, ministrave dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit.

Ndërsa deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj, ka thënë se këtë rritje të pagave do ta kërkojnë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.

“Kjo ngritje do të kërkohet deri në miratimin e Ligjit të Pagave. Përndryshe, nëse qeveria s’vepron, ju po e shihni se inflacioni ka arritur 19.3 për qind dhe shërbyesit civilë dhe ata që punojnë pandërprerë janë të sulmuar nga kjo qeveri”, është shprehur Lekaj.

Më tutje, ai ka bërë me dije se në rast se nuk do të hasin në mirëkuptimin e qeverisë për këtë amendament, atëherë ata do të votojnë kundër edhe në leximin e dytë të buxhetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftohen të gjithë të interesuarit se me datë 24.11.2022 (e…