AAK-ja kërkon shfuqizimin e vendimin të ZRrE-së  

10 shkurt 2022 | 11:48

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje ZRrE-së për transparencë  rreth çmimit të energjisë elektrike.

Përmes një njoftimi për media, kjo parti ka kërkuar nga Qeveria që ta shfuqizojë vendimin për vendosjen e tarifave.

“I bëjmë thirrje ZRRE-së dhe qeverisë që të tregojnë transparencë dhe menjëherë të tregojnë çmimin real dhe mënyrën e ndarjes së 100 milionë eurove të taksave tona. Si rrjedhojë e këtij mashtrimi ordiner i bëjmë thirrje qeverisë që ta shfuqizojë vendimin për shtrenjtimin e rrymës”, është thënë në njoftimin e AAK-së.

 

Njoftimi i plotë i AAK-së:

Kanë kaluar 48 orë prej kur ZRRE e rriti në mënyrë drastike çmimin e energjisë elektrike dhe akoma nuk ka transparencë se si po përdoren paratë e taksave të qytetarëve për subvencionim.

Paratë tuaja, qytetarë të nderuar, Kurti po i përdor për të fshehur dështimin e tij dhe për të thënë se ‘rryma për 800 kilovatët e parë nuk shtrenjtohet’.

Është e vërtetë që në faturë kjo pjesë nuk do figurojë, por shtrenjtimi do të ndodhë, veçse diferencën e paguan qeveria, po me paratë tuaja. Plus ky subvencionim do të hiqet fundvitin e ardhshëm dhe prap barra do të jetë individuale e juaja.

Prej dje Shteti do të jetë më i varfër e me këtë edhe ju do të jeni më të varfër.

I bëjmë thirrje ZRRE-së dhe qeverisë që të tregojnë transparencë dhe menjëherë të tregojnë çmimin real dhe mënyrën e ndarjes së 100 milionë eurove të taksave tona.

Si rrjedhojë e këtij mashtrimi ordiner i bëjmë thirrje qeverisë që ta shfuqizojë vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përparim Rama pritet ta zgjerojë koalicionin e tij me subjektet…