AAK-ja konfirmon se do të marrë pjesë në takim e thirrur nga presidentja për cakimin e datës së zgjedhjeve
30 korrik 2024
| 12:25
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili tha për Telegrafin se partia e tij do të marrë pjesë.
“Mund të ju konfirmoj që AAK do të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta”, tha ai.
Ndryshe, gjatë kësaj jave pritet të mbahet takimi ndërmjet presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe liderëve të partive politike, ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.
Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe nga LDK-ja dhe PDK-ja.