AAK-ja: Kosova ishte çliruar nga produktet e Serbisë nën udhëheqjen e Haradinajt

23 janar 2022 | 13:23

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke i reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, ka thënë se që nën udhëheqjen e Haradinajt, Kosova është çliruar nga produktet e Serbisë dhe importi për një vit e pak të qeverisjes së tij ka zbritur në 4.5 milionë.

AAK-ja ka thënë se është e vërtetë që kur Ramush Haradinaj ka ardhur në krye të qeverisë, edhe atë në shtator të vitit 2017, mallrat e Serbisë e kishin pushtuar tregun e Kosovës.

“Por është edhe një e vërtetë tjetër që nën udhëheqjen e Haradinajt, Kosova është çliruar nga produktet e Serbisë dhe importi për një vit e pak të qeverisjes së tij ka zbritur në 4.5 milionë. Ky është një fakt që nuk do të duhej t’i shpëtonte ‘mjeshtrit të shifrave’, deputetit Armend Muja, apo kujtdo tjetër. Populli thotë “nëse është hangër pitja, tepsia ka mbet’”! Aty shihet se si brenda një kohe të shkurtër kurba e importeve nga Serbia, me hapa të shpejtë po kthehet atje ku ka qenë. Nga 4 milionë e pak në 300 e sa! Deputeti Muja, por edhe eksponentë të tjerë të kësaj mazhorance, është mirë ta shpjegojnë këto grafikone të të dhënave zyrtare të importeve nga Serbia, e jo të fshihen pas veprimeve të mbrapshta të qeverive dikur”, është thënë në reagim.

AAK-ja ka theksuar se  krahasimi i importit të energjisë, është dashakeq, sepse në kohën kur Haradinaj e ka marrë drejtimin i qeverisë, prodhimi në KEK pothuajse ka qenë zero.

“Ka qenë mafia energjetike që e kishte bllokuar prodhimin në KEK dhe ka qenë pikërisht Haradinaj që e ka rikthyer prodhimin dhe për më tepër e ka arritur edhe pavarësimin energjetik të Kosovës”, është thënë në reagimin e AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bora Zemani aktualisht është moderatorja më e dashur dhe më…