AAK-ja: Krekosja e Kurtit është e kotë, shifrat e demantojnë secilin pretendim të tij

12 tetor 2022 | 15:15

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar ndaj vlerësimeve të kryeministrit Albin Kurti për “rezultate historike ekonomike” gjatë qeverisjes së tij.

Partia e Ramush Haradinajt ka theksuar se shifrat për ekonominë vendore flasin ndryshe.

“Ai vazhdon me manipulimin që e ka bërë profesion primar të tij. Kurti e di mirë se qytetarët në përgjithësi nuk shikojnë raportet e buxhetit e as statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Vet raportet e buxhetit dhe statistikat zyrtare i rrëzojnë pretendimet e Kurtit për ‘rekordet e tij’, e gjithashtu ato flasin për dështimin total në qeverisje”, është thënë në reagimin e AAK-së.

Reagimi i plotë i AAK-së:

REAGIM PAS KREKOSJEVE TË KRYEMINISTRIT

Meqenëse kryeministri Kurti po flet për “rezultate historike” të qeverisjes së tij, e sigurojmë popullin e Kosovës se shifrat flasin ndryshe. Ai vazhdon me manipulimin që e ka bërë profesion primar të tij.

Kurti e di mirë se qytetarët në përgjithësi nuk shikojnë raportet e buxhetit e as statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Vet raportet e buxhetit dhe statistikat zyrtare i rrëzojnë pretendimet e Kurtit për “rekordet e tij”, e gjithashtu ato flasin për dështimin total në qeverisje.

1. Rritja e GDP në vitin 2021 që po quhet historike, është matur krahasuar me vitin pandemik 2020, kur rënia ishte 5.3%. Pra rritja reale e GDP më 2021 krahasuar me vitin normal 2019, është vetëm 4.2% që është rritje mesatare, e assesi historike. Kryeministrit ia bëjmë me dije se krahasimet në ekonomi bëhen duke marrë për bazë vite normale pune, e jo vite me probleme si pandemia, fatkeqësitë natyrore e të tjera siç ishte viti 2020.

Fatkeqësisht Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore e Kosovës, si institucione kredibile, ecuritë ekonomike në këtë vit po i vlerësojnë shumë më ndryshe sesa ato që thotë Kryeministri. BB, FMN dhe BQK vlerësojnë rritjen e vitit 2022, prej 2.8 – 3.1%, që është rritje më e vogla në dhjetë vitet e fundit.

Rritja e GDP (bruto produkti vjetor), në tremujorin e dytë të 2022, ishte vetëm 2.14% krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (burimi: ASK).

2. Të hyrat nga doganat, janë rritur si rezultat i rritjes së vëllimit të importit të mallrave (sidomos atyre nga Serbia që kanë thyer rekordet) dhe rritjes së çmimit të tyre. Ato nuk janë rezultat i asnjë veprimi të qeverisë. Përndryshe rritja e të hyrave buxhetore në këtë periudhë të këtij viti, përputhet saktësisht me rritjen e çmimit të mallrave të konsumit. Pra, rritja reale e të hyrave buxhetore është ZERO.

3. Deficiti tregtar i Kosovës në gusht 2022 është thelluar për 25% në krahasim me gushtin 2021. Në 8 muajt e parë të këtij viti, deficiti tregtar është rrit në 3 miliard e 64 milionë euro. Kurse në tërë vitin 2021 ishte 3 miliard e 928 milion euro. Në rritjen e deficitit tregtar keni mbërri rekord historik për të keq.

4. Borxhet e jashtme të Kosovës nuk janë zvogëluar por janë rritur. Në vitin 2020 borxhi publik ishte 1 miliard e 487 milionë. Në vitin 2021 u rrit në 1.682 miliard, e në qershor 2022 arriti në 1.716 miliard. Në vitin 2021 keni huazuar nga jashtë 117 milionë e nga brenda 144 milionë, gjithsej 269 milionë euro (Burimi: Ministria e Financave, Raporti 6 mujor i borxhit të jashtëm). Kurse keni kthyer gjithsejtë 112 milionë, që e thellon borxhin për 157 milionë euro (Burimi: Raporti vjetor i buxhetit). Edhe në gjysmën e parë të këtij viti keni marrë 63 milionë hua, e keni kthyer vetëm 37 milionë, duke e thelluar borxhin edhe në 26 milionë të tjera.

Krekosja e Kryeministrit është e kotë. Shifrat e demantojnë secilin pretendim të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harry Kane është në fokusin e Bayern Munchen që e…