AAK-ja, Kurtit e Vitisë: Jemi në kohë pandemie, vizitoni spitalet e gjeni zgjidhje

26 gusht 2021 | 11:24

Partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar sërish për situatën me pandeminë në vendin tonë.

AAK-ja ka drejtuar kritika ndaj qeverisë Kurti sa i përket kësaj gjendje.

AAK-ja ka ftuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që t’i vizitojnë spitalet.

“Kryeministër Kurti, ministër Vitia, vizitoni spitalet e gjeni zgjidhje. Jemi në kohë pandemie. Dilni nga gëzhoja e interesave politike! Bëhuni serioz dhe mos e nënçmoni popullin. Shikoni shifrat e fundit. Nuk janë numra, janë vdekje! Reflektoni e leni frazeologjitë e bukura. Lejoni të ju ndihmojnë. Angazhoni të gjithë potencialet nacionale, publike dhe private, shoqëri civile e profesionistë. Veproni e mos bëni sehir!”, është thënë në reagimin e AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetet…