AAK-ja, LDK-së: Nuk bëjmë asnjë kompromis për postin e presidentit

22 tetor 2020 | 08:23

Partia e Ramush Haradinajt ka përsëritur edhe një herë se nuk negocion me LDK-në pos nëse ky subjekt pajtohet me AAK-në për presidentin. Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës vlerësojnë se posti i presidentit të vendit i takon kryetarit të saj, Ramush Haradinaj.

Nënkryetari i AAK-së, Xhafer Gashi, thotë se edhe në bazë të posteve kryesore që ka LDK-ja, presidenti i takon AAK-së.

Gashi i cili udhëheq komunën e Obiliqit thotë se Haradinaj është kandidat i denjë për këtë post. “Zgjedhja e presidentit mendoj se i takon Aleancës duke e llogaritur në formulat të cilat janë në bashkëqeverisje, tani për tani e ka edhe kryeministrin dhe kryeparlamnetarin. Pastaj kandidati i cili pretendohet të jetë  president është Ramush Haradainaj dhe unë konsideroj se është një kandidat i denjë”, shprehet ai për EO.

Gashi ka thënë se AAK-ja nuk do të bëjë kompromise sa i përket postit të presidentit, pasi vlerësojnë se kandidatura e Haradinaj është e arsyeshme. “Unë mendoj se në politikë ka kompromise, por mendoj se kërkesa e Aleancës në këtë rast është e arsyeshme që Haradinaj të jetë president”, thotë ai. Ndërsa sa i përket koalicionit qeverisës, ai thekson se po shkon mirë.“Unë mendoj se atyre po u shkon mirë dhe funksionimi i  tyre do të jetë afatgjatë dhe tash presim se si  do të zhvillohet në të ardhmen”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një luftë mund të zhvillohet për shkaqe të ndryshme, duke…