AAK-ja: Masakra e Reçakut, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë
15 janar 2020
| 11:26
Një delegacion i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i përbërë nga deputetë, kryetarë komunash dhe struktura të tjera, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak me rastin e 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Kjo parti ka theksuar se Masakra e Reçakut është dëshmia e krimit gjenocidial në Kosovë, që ka shënuar momentin vendimtar të kthesës në luftën dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi.
“Ky akt çnjerëzor tronditi ndjenjat e botës demokratike dhe mobilizoi Perëndimin, që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli. Me respektin më të thellë, përjetë do t’i kujtojmë të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë, që me flijimin e tyre u bënë gurthemel i lirisë sonë”, ka njoftuar AAK-ja.
/Epoka e re/\