AAK-ja mban sot konferencë për medie, e gatshme për zgjedhje
22 mars 2024
| 08:26
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë sot konferencë për medie.
“Nesër, me fillim në ora 10:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Edhe pse në njoftim nuk ka treguar arsyen për mbajtjen e kësaj konference, “Epoka e re” merr vesh se AAK-ja do t’ia kërkojë numrat pozitës për shpërbërje të Kuvendit, pas deklarimit të enjten të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se është i gatshëm për zgjedhje nëse këtë e dëshiron opozita, duke shtuar se “mund t’ia bëjë numrat”.