AAK-ja mbështet marshin e 2 prillit: Gjithmonë kemi besuar në pafajësinë e pjesëtarëve të UÇK-së
29 mars 2023
| 14:54
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka dhënë publikisht mbështetje marshit për drejtësi që organizohet këtë të diel në Prishtinë.
Përmes një deklarate publike, nga AAK-ja kanë thënë se gjithmonë kanë besuar në pafajësinë e pjesëtarëve të UÇK-së dhe në vlerat e lirisë.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mbështet marshin për drejtësi që organizohet këtë të diel. Ne gjithmonë kemi besuar në pafajësinë e pjesëtarëve të UÇK-së dhe në vlerat e lirisë dhe e kemi mbështetur drejtësinë ndërkombëtare me qëllim të pastrimit të luftës së drejtë të popullit shqiptar për liri. Të marshosh për drejtësi, është e drejtë dhe vlerë demokratike dhe ne gjithmonë do jemi në shërbim të vlerave dhe të drejtësisë”, është thënë në deklaratën e AAK-së.