AAK-ja mbetet e përkushtuar për reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse
23 janar 2020
| 17:01
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka pritur sot në takim delegacionin e Misionit evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve të 6 tetorit, kryesuar nga eurodeputetja gjermane, Viola von Cramer.
Në këtë takim, delegacioni i BE-së ia ka dorëzuar Tahirit Raportin përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. PO ashtu është diskutuar për rekomandimet prioritare të raportit, duke përfshirë edhe ndryshimin e Ligjit të zgjedhjeve dhe rritjen e efikasitetit të procedurave paszgjedhore.
Sipas njoftimit të AAK-së, kjo parti mbetet e përkushtuar për reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe fuqizim të parimeve demokratike në vend.