AAK-ja mblidhet sot për ta zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor me Nismën

17 janar 2024 | 13:15

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se është lidhur një koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate, që drejtohet nga Fatmir Limaj.

Në njoftimin për medie është thënë se Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së do të vendos për këtë koalicion, duke paralajmëruar edhe një konferencë për medie.

“Të nderuara media, Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot vendos për koalicionin parazgjedhor AAK-Nisma. Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në ora 18:00 mbahet konferencë për media ne selinë e AAK-së në Prishtinë. Ftoheni ta ndiqni këtë ngjarje!”, ka njoftuar AAK-ja.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ua kanë…