AAK-ja miraton listën e kandidatëve për deputetë, Haradinaj: Me këtë ekip do të realizojmë anëtarësimin direkt në NATO

09 dhjetor 2024 | 20:00

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është krenar me listën e kandidatëve për deputetë.

“Krenar me listën fituese për Kosovën Fituese! Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm miratuam listën e kandidatëve për deputetë – një ekip i fuqishëm profesionistësh, ekspertësh dhe të rinjsh të përkushtuar për t’i shërbyer Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

“Të përzgjedhur me kujdes, do t’i japim Kosovës alternativën serioze qeverisëse që meriton. Çdo kandidat në listën tonë mishëron vlerat tona: integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të vendit”.

“Me këtë ekip do të realizojmë anëtarësimin direkt në NATO, do të forcojmë ekonominë dhe do të krijojmë mundësi të reja për çdo qytetar”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian (KE) ka tërhequr vërejtjen të hënën se në…