AAK-ja nderon Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun: Ata dhanë sinjalin e kryengritjes së armatosur
Përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 34-vjetorin e rënies.
Ahmet Isufi, anëtarë i Kryesisë së kësaj partie, ka thënë se rënia heroike e tyre ngjalli qindra-mijëra shqiptarë t’i bashkohen më vonë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas tij, ata ishin frymëzim i popullit të Kosovë për liri e pavarësi dhe zhvillim të shtetit.
“Sot kemi përvjetorin e rënies Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, dy heronjtë të kombit të cilët dhanë sinjalin e kryengritjes së armatosur sepse nga përvoja e përfaqësuesve të mëhershëm ata morën guximin t’i dalin përball Serbisë dhe kjo ishte rënia heroike e tyre që ngjalli qindra mijëra shqiptarë t’i bashkohen më vonë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
“… rënia e Afrimit dhe Fahriut është rënie heroike që nxiti popullin e Kosovës për liri e pavarësi dhe zhvillim të shtetit”, ka thënë Isufi.