AAK-ja ndërpret koalicionin me AKR-në në Mitrovicë
04 shkurt 2019
| 13:41
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të hënën ka vendosur që të ndërpritet koalicioni me Aleancën Kosova e Re (AKR) në Komunën e Mitrovicës.
“Pas tentimeve të shumta për të harmonizuar qëndrimet dhe programin e AAK-së në këtë komunë, është vlerësuar se AKR-ja ka mungesë të theksuar të vullnetit për bashkëpunim. Zhvillimet e javëve të fundit në Mitrovicë kanë qenë vendimtare në marrjen e këtij vendimi. AAK-ja mbetet e përkushtuar për qeverisje të mirë si në nivel qendror po ashtu edhe në atë lokal”, ka njoftuar AAK-ja.
/Epoka e re/