AAK-ja ndryshon formën e kandidaturave për deputetë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbledhur sot kryesinë e partisë ku është diskutuar për zhvillimet politike në vend.
Haradinaj ka informuar kryesinë e AAK-së Gjithashtu rreth përmbajtjes së takimit të djeshëm me delegacionin nga Departmenti i Shtetit i kryesuar nga Derek Chollet, këshilltar i lartë dhe Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.
Po ashtu, ai ka bërë me dije se kanë diskutuar rreth planit vjetor dhe angazhimet e Aleancës në 2023.
“Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur aplikimin e modelit të primareve në parti. Kjo nënkupton që kandidaturat për deputetë te dalin nga primaret, që është një model i votimeve të brendshme për kandidatura për zgjedhje të përgjithshme si dhe kandidaturave për kryetarë komunash”, ka thënë Haradinaj.