AAK-ja në Fushë-Kosovë, Ahmetaj: Aleanca, e gatshme të marrë përgjegjësi
Kandidati për deputet i AAK-së, biznesmeni, Ramush Ahmetaj, ishte i pranishëm në takimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me qytetarët e Fushë-Kosovës.
Ahmetaj ka thënë se banorët e kësaj komune janë duke pritur zgjedhjet me padurim për t’i përkrahur ata që po punojnë për ndryshimin e madh, për Kosovën fituese.
“Aleanca është e gatshme të marrë përgjegjësi për t’i zgjedhur problemet themelore të qytetarëve. Është koha të qeverisim së bashku për një Kosovë ndryshe, të çliruar nga byrokracia, nepotizmi, shkatërrimi e bllokimi qeverisës. Ta bëjmë ndryshimin për progresin e madh. Fushë Kosova një komunë e madhe ka mbetur në harresë nga pakujdesia dhe keqqeverisja. Nëse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është pjesë e fitores së madhe atëherë për Fushë-Kosovën do të bënë më të mirën e mundshme”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.
Ai ka thënë se mungesa e hapësirave shkollore, çerdheve dhe infrastrukturës bazë është dëshmi e një qeverisjeje që ka humbur kontaktin me qytetarët.
“Vildane Latifi është zëri i fortë që Fushë Kosova ka nevojë në Kuvend. Si njohëse e thellë e sfidave të komunës së saj, ajo do të jetë përfaqësuesja e vërtetë e interesave të qytetarëve. Bashkë do të angazhohemi për zgjidhjen e problemeve të bashkëqytetarëve tanë nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, që po përballen me diskriminim institucional. Asnjë qytetar nuk do të lihet pas, ne jemi partia qe do të sjellë ndryshimin e madh me punë, angazhim dhe përkushtim. Urime, Fitorja është e jona”, ka shkruar Ahmetaj.