AAK-ja në Fushë-Kosovë mbështet në balotazh Burim Berishën

05 nëntor 2021 | 12:26

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Fushë-Kosovë ka bërë me dije se do ta mbështesë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të kësaj komune, Burim Berishën në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 14 nëntor.

“Pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e AAK-së në Fushë-Kosovë kemi marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Fushë Kosovës të mbështesim kandidatin e LDK-së Burim Berishën”.

“Vota e çdo anëtari të AAK-së në Fushë Kosovë, nga sot konfirmon rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plotë të z. Burim Berisha, i cili me datë 14 nëntor 2021 përmes verdiktit të popullit do të jetë kryetar i Komunës së Fushë-Kosovës”, ka njoftuar dega e AAK-së në Fushë-Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar…