AAK-ja, Nisma dhe PSD-ja marrin pjesë në protestën e nesërme në Prishtinë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate dhe Partia e Socialdemokrate (PSD) do marrin pjesë në protestën e cila pritet të mbahet nesër (e shtunë) në Prishtinë kundër koordinimit të qeverisë Kurti me Milan Radojçiqin, të dyshuarin për krime të ndryshme në Kosovë.
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka bërë me dije se do të marrin pjesë në këtë protestë.
Edhe sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilal Sherfi, ka bërë me dije se kjo parti përkrah çdo protestë që është në mbrojtje të vlerave të UÇK-së dhe kundër qeverisë Kurti.
“Nisma Socialdemokrate në parim përkrah çdo protestë që është në mbrojtje të vlerave të UÇK-së dhe kundër Qeverisë aktuale, e cila tashmë është dëshmuar që koordinohet me Milan Radojiçiqin”, ka thënë Sherifi për “Nacionalen”.
Po ashtu, edhe zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, e ka konfirmuar për “Nacionalen” se do të marrin pjesë në protestë.
Nesër në Prishtinë protestohet kundër koordinimit të pushtetit me Radojçiqin