AAK-ja njofton SBAShK-un për nismën e amendamentimit të Ligjit të pagave

09 shkurt 2024 | 12:38

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka pritur në takim kreun e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, me të cilin ka njoftuar se kanë biseduar Ligjin për skemat pensionale dhe atë të pagave.

“Në takim me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), z. Rrahman Jasharaj, diskutuam edhe njëherë Ligjin për skemat pensionale, i cili diskriminon pensionistët kontributdhënës e më së shumti mësimdhënësit”,  ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Po ashtu, ai ka njoftuar SBAShK-un për iniciativën e AAK-së për të filluar amandamentimin e Ligjit të pagave.

“Lidershipin e SBAShK-ut e njoftova se grupi parlamentar i AAK-së, ka dorëzuar tek Avokati i Popullit ankesën rreth këtij diskriminimi dhe se jemi në mbështetje të plotë të ndalimit të këtij diskriminimi, duke përfshirë edhe kontestimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese”.

“Po ashtu, SBAShK-un e informova edhe për iniciativën tonë për të filluar amandamentimin e Ligjit të pagave në sektorin publik, si veprim për të bërë pagë të dinjitetshme për të punësuarit në administratën shtetërore”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur të pakuptimtë…