AAK-ja nuk do të bëjë kuorum për zgjedhjen e presidentit

02 prill 2021 | 23:09

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka quajtur farsë iniciativën e Qeverisë për Ligjin për zgjedhjet, duke thënë se qëllim i saj ishte shantazhimi i opozitës.

Duke folur për mundësinë që shumica parlamentare të thërrasë seancë për votimin e Vjosa Osmanit për presidente, Tahiri ka thënë se AAK-ja nuk do të marrë pjesë në votim e as që do ta bëjë kuorumin.

“Sa i përket kandidatit për president, ne e kemi kandidatin tonë dhe ai është Ramush Haradinaj. Ne nuk do të bëjmë kuorum sa i takon zgjedhjes së presidentit”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë…