AAK-ja nuk e voton buxhetin, Lekaj: Kemi shqetësime serioze për mënyrën se si është hartuar
Nesër (e hënë) në Kuvendin e Kosovës do të bëhet shqyrtimi i parë i buxhetit për vitin 2025. Për ta kaluar nevojitet shumicë e thjeshtë, pra me 61 vota.
Nga partitë opozitare kanë deklaruar se nuk do ta votojnë këtë buxhet, ndërsa partia në pushtet thotë se i kanë votat.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë për “Express” se nuk do ta votojnë projektbuxhetin për vitin 2025, pasi ka theksuar se kanë “shqetësime serioze mënyrën se si është hartuar”.
Lekaj ka thënë se AAK-ja e sheh që buxheti nuk reflekton një plan të qartë për përmirësimin e kushteve për qytetarët.
“Po ashtu, AAK-ja e sheh se buxheti nuk reflekton një plan të qartë për përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe nuk adreson problemet e emergjencës në sektorë si shëndetësia, arsimi dhe energjia. Kemi frikë që ky buxhet mund të thellojë krizën në vend dhe për këtë arsye, në gjendjen e tij aktuale, nuk shohim si mund ta mbështesim. Për këto arsye që i ceka më lart nuk do e votojmë buxhetin”, ka thënë Lekaj.