AAK-ja nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket votimit të Osmanit për presidente
31 mars 2021
| 12:33
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentes.
Ai ka thënë se AAK-ja nuk ka marrë asnjë kërkesë nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani për ta votuar në këtë rast presidentin/en apo më herët edhe qeverinë.
“Ata nuk kanë kërkuar prej neve bashkëpunim. Vetvetiu ne nuk jemi pjesë e një marrëveshje politike për të votuar kandidaten e LV-së për presidente. Sa i përket qëndrimit të Aleancës nuk ka ndryshuar asgjë”, ka thënë Haradinaj sot gjatë një konference për media.