![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/aakja-696x415-1-600x360-1.png)
AAK-ja nuk merr pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës
28 janar 2022
| 13:22
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
“Ne kuptojmë shqetësimin e secilit për këtë çështje, njëherësh prapë i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës”.
“Gjithashtu, ne respektojmë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë dhe apelojmë që të respektohen masat anticovid”, ka njoftuar AAK-ja.