AAK-ja organizon nesër tryezë e radhës
30 korrik 2023
| 19:35
Në kuadër të tryezave për të diskutuar lidhur me situatën në vend, AAK-ja nesër organizon tryezën e radhës.
Kjo tryezë do të organizohet me përfaqësues nga ekonomia, me bizneset e sektorit privat si punëdhënësit më të mëdhenj në vend.
Tryeza mbahet në ora 11:00, në sallën nr. 506 në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Njoftimi i plotë i AAK-së:
Të nderuara media,
Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend, organizon tryezë diskutimi me përfaqësues nga ekonomia, me bizneset e sektorit privat si punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Tryeza mbahet nesër, më datë 31 korrik, në ora 11:00, në sallën nr. 506 në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ftoheni ta ndiqni këtë ngjarje.