AAK-ja pas arrestimit të asamblistit të LV-së: Kurtit i ka ardhur fundi
“Qeverisë Kurti nuk do t’i ndihmojë as arroganca e numrave e as kauzat e rrejshme për të shpëtuar nga ndëshkimi popullor”, ka nisur postimin në “Facebook” drejtori për Informim në AAK, Lulëzim Blaka.
Duke reaguar për arrestimin e asamblistit të LV-së Mujeci, Blaka ka shtuar se i njëjti “dyshohet se drogën në vlerë 400 mijë euro e ka dërguar nga Kosova në Shqipëri pikërisht me autobusë”.
Mes tjerash Blaka ka theksuar se LV-në nga ndëshkimi popullor nuk mund ta shpëtojnë kauzat e rrejshme, duke bërë me dije se asamblisti i arrestuar për drogë ka qenë i zëshëm për “bashkimin kombëtar”, e duke shtuar se më të pandershmit kanë dalë të jenë pikërisht më të zëshmit e LV-së.
“Një pushteti që i thellohen kaq shumë skandalet, i ka ardhur fundi. Fund i turpshëm për kryemashtruesin Kurti dhe ushtrinë e tij të mashtruesve”, ka shkruar Blaka.