AAK-ja për marrëveshjen me MCC-në: Sukses i qeverisë amerikane dhe ish-kryeministrit Haradinaj
MCC ka njoftuar se me Qeverinë e Kosovës është përmbyllur marrëveshja kompakte në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.
Për këtë ka reaguar AAK-ja duke thënë se më në fund kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mbushur mend.
“Më në fund pas pothuaj dy vjet bllokadë, Albin Kurti qenka mbushur mend dhe paska vendosur ta pranojë programin Compact të aprovuar në kohën e Qeverisë së Ramush Haradinajt. Mirë do të ishte ta kishte pranuar menjëherë e jo pas presioneve të vazhdueshme që ia kemi bërë. Por më mirë vonë se kurrë”, është thënë në reagimin e AAK-së.
Sipas kësaj partie, “e pjesa tjeter sikur ky qenka një sukses i qeverisë së tij, nuk është gjë tjetër përpos fukarallëk”.
“Ky është sukses i përbashkët i qeverisë amerikane dhe ish kryeministrit Haradinaj. Kjo jo për t’u lavdëruar apo për meritë, por veç për hirë të së vërtetës”, theksohet në reagimin e AAK-së.