AAK-ja për problemet me rrymë: Kjo është rikthim në vitin 2000, lojë me ndjenjat e popullit

26 dhjetor 2024 | 21:39

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër pas problemeve me rrymë në vend.

Ai ka thënë se kjo situatë, është kthim në vitin 2000.

Postimi:

Kolapsi energjetik në Ferizaj dhe kaosi energjetik në Kosovë tregon se kjo Qeveri as nuk ka dije, as nuk shqetësohet fare për evitimin dhe as tejkalimin e kësaj gjendje të rëndë. Kjo është rikthim në vitin 2000, pra 25 vjet pas. Loja me ndjenjat e popullit të Kosovës është tradhti ndaj besimit popullor. Fundi i këtij eksperimenti është i afërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion në Komunën…