AAK-ja përjashton nga partia asamblisten, Ardita Ukshini
06 janar 2022
| 23:04
Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan e ka përjashtuar nga partia asamblisten Ardita Ukshini.
Kjo për shkak se ajo ka votuar pro zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit Arianit Sadiku, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan thuhet se Ukshini ka vepruar në kundërshtim me vendimin e partisë.
“Mendimi dhe fjala e lirë janë të garantuara me statutin e partisë, por veprimet që bien ndesh me vendimet e shumicës dhe të partisë, janë të papranueshme. Andaj, asamblistja jonë, Ardita Ukshini në seancën e sotme të Kuvendit ka vepruar në kundërshtim me vendimin e partisë, duke shpërfaqë interesat personale para atyre partiake e qytetare”.