AAK-ja pezullon kuvendet zgjedhore deri më 27 mars
12 mars 2020
| 13:10
Si pasojë e gjendjes së krijuar së fundmi nga pandemia globale e koronavirusit dhe vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka marrë vendim që të pezullojë përkohësisht të gjitha kuvendet zgjedhore deri më 27 mars.
AAK-ja ka bërë thirrje që situata të menaxhohet në mënyrë profesionale, duke respektuar këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe të organizatave të tjera relevante.
“Është një situatë e ndjeshme të cilën mund ta kalojmë së bashku me kujdes, por pa bërë panik të panevojshëm”, ka njoftuar AAK-ja.