AAK-ja premton mbi 1 000 euro pagë mesatare në sektorin publik

18 qershor 2024 | 17:04

Grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028 është mbledhur të martën ku është bërë me dije se kanë  diskutuar programin për ekonominë dhe sigurinë sociale.

Sipas njoftimit të AAK-së, ky grup ka miratuar disa qëndrime programore, ku njëra ndër to është rritja e pagës minimale në 450 euro.

Është bërë me dije se sipas programit të AAK-së, paga mesatare në sektorin publik do të jetë mbi 1 mijë euro, ndërsa vlera nën pagën minimale nuk do të tatimohet.

Më poshtë gjeni qëndrimet programore të AAK-së:

  1. Paga minimale 450 euro;
  2. Paga mesatare në sektorin publik mbi 1 000 euro;
  3. Vlera nën pagën minimale nuk tatimohet;
  4. Revitalizim i plotë i kapacitetve energjetike;
  5. Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore;
  6. Granti i katërt për komuna, miratimi i Ligjit për financat lokale;
  7. Burimet njerëzore – Subvencionimi i pagave të sektorëve deficitar;
  8. Orari fleksibil në punë në sektorin publik;
  9. Domain i veçantë i Kosovës – Pavarësia digjitale;
  10. Zhvillimi i industrisë së turizmit, duke përfshirë agroturizmin dhe turizmin shëndetësor;
  11. Kosova nyje logjistike në Ballkanin Perëndimor;
  12. Krijimi i klimës së sigurisë për investimet e huaja;
  13. Dyfishim i buxhetit brenda mandatit qeverisës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo po bëhet gati për debutimin me kombëtaren e…