AAK-ja prish koalicionin me PDK-në në Gjakovë, shkak buxheti komunal
27 shtator 2019
| 14:57
Kryetari i Komunë së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë me dije se është votuar buxheti i kësaj komune për vitin 2020, por pa mbështetjen e asamblistëve të PDK-së.
Ai ka thënë se për këtë arsyeje ka prishur koalicionin me PDK-në në Gjakovë.
“Sot kaloi buxheti i Komunës se Gjakovës për vitin 2020. Gjatë votimit, PDK-ja ishte kundër, gjë të cilën edhe e paralajmëroi. Meqenëse në demokraci koalicionet krijohen për krijimin e shumicës parlamentare, një i tillë nuk ka kuptim nëse shumica dështon. Prandaj sot e kam kërkuar dorëheqjen e të emëruarve politik që vinë nga radhët e PDK. Unë publikisht i falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm”, ka njoftuar Gjini.