AAK-ja propozon dy amendamente për zgjidhjen e çështjes së veteranëve të UÇK-së

17 qershor 2022 | 15:55

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar reflektim nga Qeveria e Kosovës për çështjen e veteranët të UÇK-së.

Në një konferencë për media, Tahiri ka thënë se është e nevojshme të gjendet një zgjidhje për situatën në vend.

“Ne kërkojmë nga qeveria që të mos prodhojë kriza, por të ofrojë zgjidhje. Vazhdimi i debatit përmbajtjesorë me shoqatat e veteranëve është i rëndësishëm për të krijuar zgjidhje dhe për të zhbllokuar Kuvendin”.

“Pazotësia e qeverisë për t’u përballur me kërkesat e qytetarëve, po krijon kriza. Kjo qeveri në vend që të ofrojë zgjidhje, po imponon konflikte në Kuvend”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka treguar se si grup parlamentar kanë propozuar dy amendamente, që sipas tij janë të nevojshme për dalje nga kriza.

“AAK-ja ka deponuar dy amendamente në Kuvendin e Kosovës. Deri në kategorizimin përfundimtar të veteranëve, pensioni i veteranit të jetë i barazvlefshëm me pagën minimale. Ne gjithashtu kërkojmë që paga minimale të jete më e lartë se kjo që e ka propozuar qeveria, për shkak se shuma prej 260 euro nuk është ekuivalente siç ka qenë para dy viteve për shkak të rritjes së inflacionit”, është shprehur Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i Gjykatës Supreme që anulon dy vendimet gjykatave, asaj…