AAK-ja publikon prioritetet në shëndetësi në programin e saj zgjedhor
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbajtur sot takimin e radhës me Grupin e Ekspertëve të Shëndetësisë, përcjell Reporteir.net.
Përmes një njoftimi, ka publikuar prioritetet në shëndetësi.
Njoftimi i plotë:
Grupi i ekspertëve të AAK-së në lëminë e shëndetësisë sot ka diskutuar disa nga prioritetet që do të përfshiheshin në Pogramit zgjedhor të AAK-së 2025-2028, duke i veçuar si më të rëndësishme disa prej tyre:
1. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përcaktohet që çdo familje në Kosovë ta ketë mjekun e vet familjar;
2. Që të sigurojë buxhetin dyvjeçar për fondin e sigurimeve shëndetësore për gjithë qytetarët;
3. Zbatimin e një plani të detajuar për revitalizmin e plotë të QKUK-së, duke u nisur nga infratruktura e deri te kuadri profesional;
4. Decentralizimin e sistemit shëndetësor dhe autonomi të plotë për spitalet rajonale, duke i bërë ato kompetente për shërbime të profilizuara shëndetësore;
5. Që stomatologjia t’i takojë sektorit primar;
6. Krijimin e sistemit informativ shëndetësor (SISH);
7. Sigurimin e programeve të avancuara pë personelin shëndetësor;
8. Që Lista esenciale të zgjerohet deri në funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore;
10. Partnerët strategjikë për trajnime specifike subspecialistike.