AAK-ja: Qeveria Kurti dështoi ta zgjidhte problemin me furnizim me ujë në Anamoravë, ne kemi hartuar një program për këtë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka akuzuar qeverinë Kurti për dështim në realizimin e investimeve në infrastrukturën kritike për vazhdimin e ndërtimit të kapërderdhëses në digën e Përlepnicës në Gjilan, gjë që sipas kësaj partie do të kishte qenë zgjidhja afatgjate për furnizimin me ujë në rajonin e Anamoravës.
AAK-ja tha në një reagim në “Facebook” se “nuk dihet si do të reagojë kjo qeveri nëse, gjatë viteve të ardhshme, Gjilani përballet me periudha të zgjatura thatësirë për shkak të mungesës së reshjeve, siç është paralajmëruar në raportet e fundit nga institucionet dhe ekspertët e fushës”.
Partia e Ramush Haradinaj thotë se ka një zgjidhje për furnizim me ujë për një periudhë 100-vjeçare.
Njoftimi i plotë AAK-së:
Zgjidhja afatgjatë për furnizimin me ujë në rajonin e Anamoravës
Ishte qeveria Haradinaj, gjatë mandatit të së cilës u ndanë fonde për investime në infrastrukturën kritike për vazhdimin e ndërtimit të kapërderdhëses në digën e Përlepnicës. Deri në atëkohë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar qeverive, ky investim nuk ishte realizuar, edhe pse projekti kishte rëndësitë madhe për sigurinë e digës dhe jetën e qytetarëve. Mos investimi në këtë projekt rrezikonte drejtpërdrejt jetën e banorëve, veçanërisht të fshatit Përlepnicë, i cili ndodhet vetëm 700 metra larg digës.
Për qytetarët e Gjilanit, një nga zhgënjimet më të mëdha ka qenë qeverisja aktuale e Kurtit dhe mungesa e realizimit tëpremtimeve për përmirësimin e infrastrukturës. Kjo qeveri do tëmbahet mend për dështimin në realizimin e projekteve kyçe, sindërtimi i autostradës së Gjilanit, stadiumit të qytetit dhe shumë projekteve të tjera infrastrukturore.
Përshtypja negative thellohet kur merret parasysh se kjo qeveri, e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kishte mbështetjen e mbi 50% të qytetarëve dhe se e njëjta parti ishte në krye të qeverisjes lokale në Gjilan.
Ndoshta mungesa e investimeve në ujë mund të vlerësohet sidështimi më i madh i kësaj qeverie, pasi në të gjitha raportetzyrtare Gjilani paraqitet si rajoni me mungesat më të mëdha të ujit në gjithë Republikën e Kosovës. Mosinteresimi për zgjidhjen e këtij problemi jetik për qytetarët e Anamoravës ngaqeveria Kurti është, përpos zhgënjimit, edhe injorim ndajqytetarëve të Anamoravës, të cilët padyshim, me votat e tyre, ishin vendimtarë që kjo qeveri të kishte këtë përqindje votash.
Nuk dihet si do të reagojë kjo qeveri nëse, gjatë viteve të ardhshme, Gjilani përballet me periudha të zgjatura thatësirë për shkak të mungesës së reshjeve, siç është paralajmëruar në raportet e fundit nga institucionet dhe ekspertët e fushës.
Si do të menaxhohej situata nëse furnizimi me ujë bëhej pothuajse i pamenaxhueshëm, duke pasur parasysh se transporti i ujit nga një rajon në tjetrin nuk është i mundur për të përmbushur kërkesat e qytetarëve? Sipas parashikimeve dhe raporteve, situata mund të përkeqësohet nëse ciklet e thatësirës përsëriten gjatë vitit të ardhshëm, pasi këto periudha shpesh janë të vështira për t’u menaxhuar. Ky rajon, i njohur për problemet e tij kronike me furnizimin me ujë, mund të përballet me një krizë tëthellë, duke bërë që furnizimi me ujë për banorët dhe bizneset lokale të bëhet pothuajse i pamundur. Kjo mund të përkeqësohet edhe më shumë gjatë muajve të verës, kur kërkesa për ujë rritet ndjeshëm, ndërkohë që burimet ekzistuese bëhen gjithnjë e më të pamjaftueshme.
Duke marrë parasysh situatën aktuale dhe nevojën për rritjen e kapaciteteve të furnizimit me ujë për Anamoravën, Aleanca përArdhmërinë e Kosovës, përmes Departamentit për Ujë dhe Politika Mjedisore, ka hartuar një program që ofron zgjidhje për furnizimin me ujë për një periudhë 100-vjeçare. Ky program përfshin tri opsione kryesore:
1. Ndërtimi i digës në rrjedhën e lumit Llapushnica, pranëfshatit Pogragjë të Gjilanit. Ky projekt ka karakter lokal dhe parashikon furnizimin vetëm të qytetit të Gjilanit dhe fshatrave përreth. Vëllimi i akumulacionit mund të arrijë deri në 6 milion metra kub ujë, të mjaftueshëm për nevojat e banorëve për 100 vitet e ardhshme.
2. Ndërtimi i digës në Shush të Vitisë. Ky projekt ka karakterrajonal, duke përfshirë furnizimin me ujë të komunave Gjilan dhe Viti, së bashku me fshatrat përkatëse. Akumulacioni mund të ketë kapacitet mbi 20 milion metrakub ujë, duke siguruar furnizim gjithashtu për mbi 100 vitete ardhshme.
3. Projekti i Lepencit ka karakter kombëtar dhe synonfurnizimin me ujë të disa komunave, si Shtërpca, Ferizaj, Vitia, Gjilani, Shtimja dhe vendbanime të tjera. Edhe pse është realizuar një studim fizibiliteti, ende nuk është e qartë mënyra se si do të implementohet ky projekt.
Aleanca ka parashikuar gjithashtu përgatitjen e një studimi të fizibilitetit për të përcaktuar opsionin më të përshtatshëm që do të plotësonte nevojat e banorëve të rajonit të Anamoravës. Ky studim është i domosdoshëm për të siguruar një qasje shkencore dhe të bazuar në të dhëna për zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë, i cili vazhdon të jetë një ndër sfidat më të mëdha të rajonit.
Pas ndryshimit të pushtetit më 9 shkurt, pritet të fillohet me hapa konkretë për zbatimin e këtij projekti, që konsiderohet jetik përbanorët e kësaj ane. Prioriteti i qeverisë së re do të jetë sigurimi i fondeve të nevojshme për realizimin e fazave të para të këtij projekti.
Pas kësaj date, pritet t’i jepet fund mashtrimeve dhe premtimeve të pambajtura, duke krijuar një standard të ri për qeverisjen e përgjegjshme. Kosova duhet të ketë një qeveri që jo vetëm premton, por edhe vepron në interes të qytetarëve, duke i dhënë përparësi zgjidhjes së problemeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme.
AAK, Departamenti për Ujë dhe Politika Mjedisore