AAK-ja: Qeveria nuk është për të ndjellë frikë, por për të ofruar zgjidhje për qytetarët

23 gusht 2022 | 12:50

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kritikuar qeverinë Kurti për mos reagim në raport zhvillimet në vend.

Partia e Ramush Haradinajt ka theksuar se qeveria nuk është për të ndjellë frikë për qytetarët, por për të ofruar zgjidhje për problemet me të cilët janë duke u ballafaquar ata.

Liderët shtetëror e kanë për detyrë me punuar për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës. Ata nuk duhet të mbjellin frikë, traumë e pasiguri te populli, sepse kjo nuk është ajo që kërkohet nga ta. Temat për luftën, për dimrin e vështirë energjetik, për vjeshtën e rëndë shëndetësore, nuk duhet të ekzistojnë në fjalorin e kryeministrit dhe ndonjërit ministër të kabinetit qeveritar. Këta të fundit janë me ofruar zgjidhje për secilën temë. Kujtojmë se mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar të sigurisë në botë ishin skeptike sa i përket formimit të Ushtrisë së Kosovës, por kryeministri Haradinaj në vend që të fliste për rreziqet, iu përvesh punës për krijimin e ushtrisë, pa zhurmë e gjithnjë në koordinim me ShBA-në”.

“Sot Kosova ka ushtrinë falë punës dhe seriozitetit të kryeministrit Haradinaj. Pra, institucionet e Kosovës, liderët shtetëror duhet të prodhojnë zgjidhje për tema të rëndësishme, jo të ankohen, jo të bëjnë përpjekje me shpërqendruar vëmendjen prej disa temave në disa tjera.  Ushtria e Kosovës bashkë me NATO-n, janë garantuese të paqes në Kosovë dhe në rajon. Sa më shumë që po forcohet dhe bëhet më profesionale FSK, aq më shumë rriten shanset të kemi një paqe më të qëndrueshme”, është thënë në reagimin e AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shakira thuhet të jetë shumë e zemëruar me ish-burrin e…