AAK-ja, qytetarëve: Dilni në votime, vota e juaj sfidon Serbinë

14 shkurt 2021 | 15:11

Anëtarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Meliza Haradinaj Stublla, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit si dhe diasporës që të dalin për të votuar, pasi siç ka thënë ajo kështu sfidohet Serbia.

“Tani kur kanë mbetur më pak se 5 orë kohë deri në mbylljen e vendvotimeve, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ju fton që të dilni masovikisht në votime. Vendosni për të ardhmen e këtij vendi. Duke dalë në numër të madh, i jepni kuptim këtyre zgjedhjeve”.

Sot të gjithë ne hedhim votën vendimtare për shumë procese të rëndësishme me të cilat do të ballafaqohemi si Kosovë. Bashkë duke e sfiduar motin e ftohët e duke e shijuar natyrën e bukur me borë ne duhet ta sfidojmë edhe Serbinë përmes votës sonë. Nga këto zgjedhje duhet të dalë një qeveri stabile e afatgjate, një Kuvend me mandatë të plotë dhe një president i qëndrueshëm e para se gjithash unifikues, që i garantojnë bashkë Kosovës integritetin territorial, rendin aktual kushtetues, dhe karakterin unitar të saj. Por po ashtu edhe zhvillimin e gjithëmbarshëm dhe rrugëtimin ndërkombëtar për anëtarësimin në NATO, dhe njohje universale me miq e aleate të vjetër e të ri”, ka thënë ajo, në një konferencë për medie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja, Dafina Zeqiri ka postuar disa fotografi në rrjetin social…