AAK-ja reagon ashpër ndaj deklaratës se Borellit rreth çështjes se ndryshimit të kufijve

06 maj 2020 | 12:52

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar ndaj deklaratës se kryediplomatit të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borell, në lidhje me idenë e ndryshimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kjo parti ka vlerësuar se kjo ide/deklaratë është e dëmshme për paqen dhe stabilitetin në rajon

“Pasaktësia dhe qëndrimi tendencioz i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve, ashtu siç është deklaruar dje në media, është e dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit, dhe e cilësojmë si qasje destruktive në raport me rolin e tyre si lehtësues në dialogun e udhëhequr nga Amerika për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Secila përpjekje për të na rikthyer në një proces të paqartë, të pakornizuar në kohë, dhe pa parime dialoguese, do të jetë kundërproduktive, dhe do të refuzohet fuqishëm nga Kosova dhe populli i saj sikurse në të kaluarën. Të cilët, janë të përcaktuar për Kosovën në kufijtë e pavarësisë së 17 shkurtit 2008, ashtu siç na ka njohur shumica absolute e shteteve perëndimore demokratike, në krye me ShBA-në”, është thënë në reagimin e AAK-së.  (L.G: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se…