AAK-ja shkarkon nga partia kandidatin për kryetar të komunës së Dragashit

08 janar 2022 | 21:32

AAK ka shkarkuar kandidatin për kryetar të Komunës së Dragashit Agron Gashin.

Kjo u bë e ditur në bazë të një vendimi nga kjo parti.

Tutje u tha se Gashi u shkarkua për shkak se i njëjti në kundërshtim me statusin e AAK’së dhe pa u konsultuar me kryesinë e AAK në Dragash, ka lidhur koalicion me partinë në pushtet, LDK’në, thuhet tutje në vendim.

AAK ka kërkuar nga kryetari i AAK’së në Dragash, Behxhet Xheladini të mos emërojë në asnjë detyrë dhe funksion asnjë anëtar të AAK’së pa konsultim paraprak.

Vendimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshje të fshehta, përjashtime nga subjektet politike dhe shumë negociata…