AAK-ja, sot mbledhje urgjente të kryesisë

22 dhjetor 2020 | 08:41

 

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti, AAK-ja sot mbledh kryesinë për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit.

Rasim Selmanaj ka njoftuar se pas vendimit të mbrëmshëm të Kushtetueses, sot kryesia e AAK-së do të mblidhet në orën 11:00.

“Sot kemi takim. Do të diskutojmë për ngjarjet e fundit. Pas asaj ngjarje të rëndësishme të Kushtetueses, sigurisht se të gjitha partitë organizojnë takime të tilla”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
58-vjeçja me inicialet Sh. Zh, e cila është plagosur të…