AAK-ja sot në orën 12.00 do të flasë disa fjalë për zgjedhjet e djeshme
15 nëntor 2021
| 08:48
Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj konferencë për media.
Në komunikatën e dërguar për media, thuhet se konferenca nis në ora 12:00 dhe do të drejtohet nga kryetari i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri.
Konferenca mbahet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Ju njoftojmë se sot me fillim nga ora 12:00, kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, z. Besnik Tahiri mban konferencë për media.
Konferenca mbahet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.