AAK-ja sot vazhdon diskutimet me shoqatat e dala nga lufta
24 korrik 2023
| 08:28
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës së fundmi ka nisur diskutimet me akterë të ndryshëm për situatën politike në Kosovë.
AAK gjatë këtij cikli diskutimesh që ka nisur ka diskutuar edhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë, me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe medieve.
Në tryezën e tretë do të diskutohet me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, të të burgosurve politikë, të të pagjeturve si dhe udhëheqës të UÇK-së.
Tryeza mbahet sot, më datë 24 korrik, në orë 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.