AAK-ja sqaron pse kërkoi shkarkimin e Januz Salihajt
19 shkurt 2019
| 23:04
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me anë të një komunikate për medie ka sqaruar për shkarkimin e Januz Salihaj nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës.
“Pas shumë ankesave të qytetarëve në adresë të z. Jonuz Salihut për mospërgjigje, për mospërfillje, për anashkalime dhe injorim, gjithashtu në bazë të analizës së ekspertëve tanë të arsimit, niveli i tij i performancës profesionale nuk ka qenë i kënaqshëm”, thuhet në reagimin e degës së AAK-së në Prishtinë.
Sipas AAK-së “Këshilli Drejtues i Degës së AAK-së në Prishtinë me votim unanim ka kërkuar nga Shpend Ahmeti largimin nga detyra e Drejtorit të Arsimit, Januz Salihaj”.